Bebe Rexha provokon me videon e fundit në TikTok – shfaq linjat dhe ekspozon gjoksin në dekoltenë…

0
Bebe Rexha provokon me videon e fundit në TikTok – shfaq linjat dhe ekspozon gjoksin në dekoltenë…
Gjigandi

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive që nga fillimi i vitit 2022.

Ajo nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, gjersa edhe paraqitjet në rrjetet sociale i ka pasur të pakta.

Megjithatë, së fundmi Rexha paralajmëroi fansat se ka qëndruar në studio për muaj të tërë duke incizuar këngë për albumin e saj të radhës.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

RonaTyra

Ajo njëherësh ka shijuar edhe pak pushime me të dashurin e saj, kineastin Keyan Safyari.

E njohur për promovimin e pozitivitetit të trupit, Rexha në një video të fundit të publikuar në rrjetin social TikTok, shfaqi sërish me krenari trupin e saj.

@beberexha♬ original sound – Custom Motion

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe të hapur te pjesa e dekoltesë, gjersa bënte lëvizje provokuese para kamerës.

32-vjeçarja ka treguar gjithmonë me krenari trupin e saj, ani pse shpesh është tallur në rrjete sociale me komente të ndryshme rreth peshës së saj. /abc24.al/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu