Leverkuseni refuzon ofertën e ‘çmendur’ të Realit për Havertzin
80 milionë euro nuk janë të mjaftueshme për ta blerë Havertzin.
Real Madridi është në garë së bashku me Manchester United, PSG, Barcelonën dhe Juventusin për mesfushorin e talentuar të Bundesligës, Kai Havertz.
20-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, ndërsa Bayer Leverkusen nuk ka ndërmend që ta humbë për pak para.
“Aspirinat” kanë marrë ofertën e parë nga Reali prej 80 milionë eurosh. Një shifër e majme kur mendon se tregu është varfëruar pas krizës së COVID-19, por përgjigjja ka qenë e shpejtë nga ana e gjermanëve shkruan Bild.
Leverkuseni ka refuzuar, pasi nuk e mendon shitjen e Havertz pa një shifër prej 100 milionë eurosh e sipër.
Gjermanët duan të shfrytëzojnë momentin dhe të përfitojnë shumë nga shitja e lojtarit të tyre.
20 vjeçari ka bërë 38 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar edhe 8 asiste.