Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan kanë proceduar penalisht punonjësin e gjendjes civile në qytetin e Peqinit. Sipas policisë, shtetasi me iniciale Q.B ka lëshuar një certifikatë pa autorizimin e personit që i përkiste, ndërsa ky dokument më vonë është përdorur nga një tjetër person për nxjerrjen e pasaportës dhe kartës së identitetit.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, u procedua penalisht për veprat penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi:
Q.B., 48 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se ky shtetas me detyrë punonjës i gjendjes civile Peqin, ka lëshuar një certifikatë, pa autorizimin e personit që i përkiste e cila është përdorur me vonë nga një person tjetër për nxjerrjen e pasaportës dhe kartës së identitetit.