Mesfushori me përvojë, Nijas Lena, ka vazhduar kontratën me Struga Trim Lum edhe për një vit.
Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, 34-vjecari ka folur për News-tv, duke thënë se ndihet i lumtur që do të luaj për qytetin e vendit të tij.
“Po, normalisht që jam i kënaqur. Kemi arritur marrëveshjen me klubin dhe mund të them që kushtet janë shumë të mira. Opsioni i parë për mua ka qenë FC Struga Trim Lum. Të luash për vendin tënd është ndjesi e veçantë. Dhe, më vjen mirë që do të mbajë veshur dhe për një sezon tjetër këtë fanellë”, deklaroi Lena pas vazhdimit të kontratës.
“Ambiciet do të vendosen gjatë rrugës së kampionatit”, shprehet kapiteni.
“Nuk e di, s’mund të them se deri kur do të luajë. Mendoj që fundi do të jetë, atëherë kur trupi nuk do i përgjigjet dot stërvitjeve apo ndeshjeve në cdo javë”, është përgjigjur Lena, në pyetjen se deri kur do të luaj futboll aktiv. Ai në muajin qershor mbushi 34 vite.