Leipzig ka arritur fitoren e radhës në Bundesligës.
Skuadra e Leipzig ka fituar ndaj Koln në transfertë me rezultatin e thellë 2:4.
Koln befasoi Leipzig në fillim të ndeshjes, pasi Cordoba realizoi në minutën e shtatë të duelit. Shick dhe N’Kuku realizuan për Leipzig për të shkrirë epërsinë e Koln.
Në pjesën e dytë, Werner realizoi në minutën e 50’të, ndërsa pesë minuta më vonë, Koln ngushtoi avantazhin e mysafirëve në 2-3.
Në minutën e 57’të, pra dy minuta më pas, reagoi edhe Leipzig, ku Dani Olmo shënoi gol fantastik për ta dërguar rezultatin në 2-4, me ç’rast ishte edhe rezultati final i ballafaqimit.
Leipzig ndodhet në vendin e tretë në renditjen tabelare pas 29 xhirove me 58 pikë, kurse Koln në vendin e 11’të me 34 pikë.