“Të luash në këtë situatë të re, do të jetë rasti i duhur për të parë ata që quajmë ‘kampionë bote në stërvitje’. Kam parë shumë lojtarë gjatë javës që ishin të shkëlqyer dhe ditën e ndeshjes, nuk arrinin të flinin nga nervozizmi”.
E thotë për “Bild”, Franc Bekenbauer, presidenti i nderit të Bajernit për futbollin që do rinisë me dyer të mbyllura gjatë kohës së Koronavirusit.
“Të gjithë këta futbollistë mund të përfitojnë nga portat e mbyllura. Mund të ketë surpriza. Bundesliga mund të zbulojë futbollistë të rinj.
Me dyer të mbyllura në stadium të mungon atmosfera, por nëse e sheh në TV, çfarë ndryshon? Në mars pashë Juve-Inter dhe ishte një ndeshje e gjallë, shumë e bukur”.