Publikohen datat se kur nisin ndeshjet në 7 ligat kryesore evropiane për sezonin 2022/23

0
Publikohen datat se kur nisin ndeshjet në 7 ligat kryesore evropiane për sezonin 2022/23
Gjigandi

Publikohen datat se kur nisin ndeshjet në 7 ligat kryesore evropiane për sezonin 2022/23.

Ndeshjet do të nisin më herët se zakonisht dhe do të përfundojnë më vonë për shkak të Kupës së Botës.

Kupa e Botës zakonisht mbahet në qershor dhe korrik, por duke qenë se turneu mbahet në Katar, për shkak të vapës së madhe, u desh të zhvendosej në nëntor dhe dhjetor (pikërisht në mes të sezoneve evropiane).

Të parët do të startojnë Liga Premier dhe Ligue 1, ku ndeshjet e para i zhvillojnë më 6 gusht.

Ndesha e Superkupës së Evropës është planifikuar për 10 gusht, ndërsa dy ditë më vonë startojnë tri ligat kryesore të mbetura – La Liga, Bundesliga dhe Serie A.

RonaTyra

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është caktuar për më 25 gusht, ndërsa raundi i parë i garës elitare evropiane për klube do të zhvillohet më 6 shtator.

Vlen të theksohet se afati kalimtar veror përfundon më 31 gusht në këto kampionate.

Datat e hapjes së sezonit:

Fillimi i Ligue 1 me 6 deri 8 gusht

Fillimi i Ligës Premier me 6 deri 8 gusht

Fillimi i La Ligës me 12 deri 14. gusht

Fillimi i Bundesligës me 12 deri 14. gusht

Fillimi i Serie A me 13 deri 14 gusht

Mbyllja e afati kalimtar – 31 gusht

Fillimi i Ligës së Kampionëve – 6 shtator

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu