Legjenda e Bayern, Elber: I kam thënë Lewandowskit se është më i mirë

0
Gjigandi

Robert Lewandowski do të mbetet si një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur me fanellën e Bayern Munich.

Ish sulmuesi i Bayern, Giovane Elber, i cili ishte nga golashënuesit më të mirë që njohi skuadra, nuk ka fshehur admirimin për polakun.

Elber ka thënë se ia ka pranuar Lewandowskit se është më i mirë sesa ai vet që ka qenë në kohën e tij.

“Lewa më tregoi se babai i tij ka parë rregullisht Bundesligën dhe i ka thënë se ka një pasqyrë të mirë për të parë tek unë”, ka treguar Elber.

“Kështu, unë i thash: ‘Ti nuk je i barabartë, ti je edhe më i mirë sesa unë”, ka shtuar braziliani.

RonaTyra

“Është impresionues fokusi që ai ka, qetësia dhe personi që është. Është djalosht spektakolar”, ishin fjalët e Elber.

Elber ka luajtur me Bayern Munich mes viteve 1997 dhe 2003. Ai kishte fituar Bundesligën katër herë dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Braziliani shënonte 140 gola gjatë kohës së tij me Bayern, mjaftueshëm për të qenë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu