Lavrov i dha ‘puthjen e vdekjes’ Ballkanit të Hapur, thotë pedagogu amerikan

0
Lavrov i dha ‘puthjen e vdekjes’ Ballkanit të Hapur, thotë pedagogu amerikan
Gjigandi

Pedagogu amerikan Ed Joseph u pozicionua kundër Ballkanit të Hapur dhe argumenti i tij lidhet me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus ka mbështetur nismën dhe për pedagogun Joseph etja nga një figurë e urryer si Lavrov, na shtyn të kuptojmë se Ballkani i Hapur është një iniciativë shumë e keqe.

“Ajo që dua të them është se kur një figurë e urryer si Sergei Lavrov – i cili është momentalisht nën sanksione të rënda dhe vazhdon pavarësisht kësaj të avancojë luftën e Rusisë në Ukrainë – kur një figurë e tillë thotë që Ballkani i Hapur është diçka e mirë – kjo na lë të kuptojmë pikërisht të kundërtën, që në të vërtetë kjo iniciativë është diçka shumë e keqe”, u shpreh Joseph për Euronews Albania.

“Kjo është ajo që duam të themi kur përdorim shprehjen ‘puthja e vdekjes’. Kur Moska ofron miratimin e saj për një iniciativë ballkanike, kjo ka efektin e një ‘puthjeje vdekjeprurëse'”, shtoi ai.

Sipas pedagogut mbështetja e vazhdueshme e Rusisë për Ballkanin e Hapur është arsye për të dyshuar rreth asaj që kjo iniciativë përfaqëson.

RonaTyra

Sa i takon përfitimeve, Joseph tha se Serbia duke qenë ekonomi më e madhe do të ketë përfitimet më të mëdha nga një regjim i tregtisë së hapur. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu