Barcelona ka tërë sezonin që ka shfaqur interesim për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Blaugranat janë gati që të bëjnë një ofertë të mriz këtë verë, ndërkohë që Interi po ëprpiqet ta mbajë xhevahirin saj. Por duket se argjentinasi ka një dëshirë të madhe të transferohet në “Camp Nou”.
Gazeta sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, raportin se sulmuesi argjentinas ka marrë një pjesë të barrës mbi shpatullat e tij, duke informuar klubin zikaltër se nuk dëshiron të rinovojë kontratën dhe dëshiron të largohet.
Në këtë situatë e gjitha mbetet në dorën e Barcelonës, që duhet të paguajë klauzolën prej 111 milionë euro për futbollistin, që tashmë duket se e ka shprehur dëshirën e tij për tu bashkuar me katalanasit.
Nga ana tjetër zikaltrit, në të tilla rrethana janë gati që të pranojnë edhe një ofertë prej 90 milionë eurosh, duke parë situatën e vështirë që është krijuar nga COVID-19.