Autobani i famshëm gjerman, ishte pista ku kjo super-makine arriti mbi 300 kilometra në orë, derisa e kishte kulmin e hapur.
Gjatë muajve të fundit, si pasojë e mbylljes shkaku i pandemisë, shumë shoferë i kanë provuar kapacitetet e super-veturave të tyre, nëpër rrugët e boshatisura.
Tani që ka filluar hapja, është e vështirë të bëhen xhiro të shpejta nëpër zona urbane, ku sërish janë kthye tollovitë dhe kolonat e veturave.
Por, një shofer në gjermani, e ka shfrytëzuar autostradën që nuk ishte shumë e ngarkuar, ndërsa nuk ka ndonjë limit të shpejtësisë.
Me motorin 6.5 litra V12, që prodhon 691 kuaj fuqi, nuk ishte e vështirë për Lamborghini Aventador Roadster të arrinte 312 kilometra në orë, derisa kulmi i hapur i mundësonte për një ndjesi shumë më të mirë.