Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e botuar nga e përditshmja Il Fatto Quotidiano.
Sergio De Gregorio, ish senatori italian tashmë i arrestuar, në 2017, siç shkruan e përditshmja Il Fatto Quotidiano, kishte financuar aktivitetet e Ilir Kullës, një diplomat i lartë në Tiranë, i cili i kishte ngarkuar atij detyrën të organizonte një fushatë denigruese kundër qeverisë shqiptare, në tentativë për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Edi Rama.
Kulla, siç shkruan gazeta, është këshilltar politik i presidentit aktual Ilir Meta. Sipas dokumenteve të operacionit që është quajtur Planeti Itali, ish parlamentari italian që në 2008 u bë i njohur për kontributin në rënien e qeverisë Prodi, akuzohet për shantazh dhe riciklim parash. Dhe siç shkruan il Fatto Quotidiano, Kullës De Gregorio i kishte derdhur shumën prej 30 mijë eurosh.
Statusi i Ramës
Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!
Vijon…
Shkruar nga: top-channel.tv