Analisti zbulon pse Saliu ka frikë Dumanin si zgjedhje e amerikanëve: “Është në gjendje psiqike të rënduar”

0
Gjigandi

 

Gazetari Mero Baze që njihet si analist i situatave të Saliut thotë se ky është “në gjendje psikologjike të rënduar” pas zgjedhjeve të fundit në SPAK.

“Dëshira e tij është që të mos përjetësohet në kujtesën e shqiptarëve se ambasadorja e SHBA ka fituar një betejë publike në Shqipëri. Kjo jo vetëm e shqetëson, pro i duket njëmijë herë më e keqe se sa një fitore e Edi Ramës.
Është kjo arsyeja që ai po përpiqet tani ta rindërtojë garën brenda SPAK, jo si një garë mes ambasadore së SHBA dhe preferencave të krahut qeveritar, por si luftë brenda llojit. Në këtë gjendje psikologjike të rënduar që është, është gati ta quajë fitore të Edi Ramës, Erion Veliajt, Fatmir Xhafës a kujtdo tjetër , përveçse mos ta quaj fitore të Yuri Kim” – shkruan Baze.

Ai shton se nuk është rastsi që përveç Berishës, të gjithë e uruan kreun e ri të SPAK.

“Berisha nuk e uronte dot si fitues i SHBA në Tiranë. Ndaj ka filluar ta ndryshojë interpretimn duke e quajtur fitues nga lufta brenda socialistëve, që të ketë mundësi të interpretojë nesër si luftë klanesh, çdo arrestim apo goditje të SPAK”, -shkruan analisti.

RonaTyra

i.b. / dita

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu