Lajmet të mira për futbollistët shqiptarë

0
Gjigandi

Futbolli në Zvicër pritet të rinis së shpejti kështu ka bërë të ditur autoritet e vendit.

Zvicra mund të bëhet vendi i dytë pas Çekisë që përcakton datën e saktë të nisjes së kampionatit.

Drejtuesit e futbollit në Zvicër kanë bërë me dije se janë duke menduar që më 8 qershor të futbolli të rikthehet në shtetin helvetik.

Më 27 maj pritet të merret vendimi përfundimtar nga ana e Qeverisë së Zvicrës, e cila së fundmi njoftoi se do të hapen edhe shkollat dhe bankat.

Skuadrat zvicerane, aty ku luajnë shumë futbollistë shqiptarë, priten të rikthehen në stërvitje më 11 maj, shkruan Olle.

RonaTyra

Ediioni aktual në Zvicër pritet të zhvillohet për katër javë për ndeshjet e mbetura, por mbrapa dyerve të mbyllura.

Ndryshe, Superliga zvicerane pezulloi edicionin aktual në fund të muajit shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu