Lajme të këqija për Dortmundin

0
Gjigandi

Teksa ndeshja direkte për titull me Bajernin e Mynihut afron (luhet të martën, më 26 maj, në orën 18:30), për Borusian e Dortmundit vijnë lajme shumë të këqija. Kapiteni i verdhezinjve, i cili u dëmtua në stërvitje përpara “debutimit” me Shalke 04, mjekët nënvizuan se do ta mbanin në mbikëqyrje, për të kuptuar më qartë rëndësinë e dëmtimit.

Por ditën e djeshme, nga selia e klubit të Ruhrit vijnë lajme të këqija ndonëse të pakonfirmuara ende se, Marko Rojs mund ta ketë mbyllur përpara kohe këtë sezon.

Sigurisht që për një figurë si kapiteni i Dortmundit, i cili falë dëmtimeve të shpeshta ka fituar edhe pseudonimin e “njeriut me muskujt e kristaltë”, këto probleme nuk janë diçka e re, por fakti që verdhezinjtë edhe falë ristartimit që bënë treguan se janë në një formë të shkëlqyer, sulmuesi mund të kishte qenë një armë më shumë për të dueluar deri në fund si të barabartë me Bajernin e Mynihut.

Gjithsesi, një konfirmim zyrtar mbi faktin nëse Rojs e ka humbur apo jo sezonin pritet në fundjavë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu