Mourinho ishte ankuar për zhveshtoren

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka zbuluar se Jose Mourinho ishte ankuar për zhveshtoren e ekipit mysafir në Old Trafford kur u kthye si trajner i Tottenhamit, përkundër që vetë i kishte kërkuar ndryshimet në atë zhveshtore sa ishte trajner i Djajve të Kuq.

Ai i kishte kaluar dy vjet e gjysmë në atë pozitë, mirëpo nuk kishte arritur t’i sigurojë sukseset të cilat i kishte shijuar më herët gjatë karrierës së tij – por edhe në sezonin debutues në Old Trafford, të cilin e kishte mbushur me tre trofe.

Më 4 dhjetor të vitit 2019, Mourinho, si trajner i Tottenhamit, u kthye në Old Traffordi. Ai pësoi disfatë 2:1, mirëpo Solskjaer tani ka bërë të ditur se portugezi kishte qenë i pakënaqur me zhveshtoren e ekipit mysafir.

“Ne folëm pak para ndeshjes. Unë nuk e kisha takuar atë më herët, vetëm një herë për pak minuta kur ai ishte në Chelsea dhe unë në Cardiff”, ka thënë Solskjaer, i cili e zëvendësoi Mourinhon në postin e trajnerit.

“Ne e patëm një bisedë të këndshme. Ai ankohej për zhveshtoren e ekipit mysafir – atë që vetë ai e ka ndryshuar”.

RonaTyra

“Kishte një atmosferë pozitive mes nesh. Ishte e këndshme ta kishim atë sërish këtu”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu