Lajm i trishtë për futbollin! Ndahet nga jeta lojtari 29-vjeçar, tri herë kampion i Holandës

0
Lajm i trishtë për futbollin! Ndahet nga jeta lojtari 29-vjeçar, tri herë kampion i Holandës
Gjigandi

Ish-ylli i Ajax-it dhe lojtari i DR Kongos, Jody Lukoki është ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare. Anësori i ndjerë, tri herë fitues i ‘Eredivisie’ (titullit në Holandë), u la i lirë nga klubi i tij më i fundit FC Twente në shkurt, pas një pushimi të zgjatur për shkak të dëmtimit në gju dhe problemeve personale jashtë fushës.

Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, por i ka lënë ish-klubet e tij të trishtuara, me disa që i kanë bërë homazhe ish-futbollistit, tri herë kampion midis viteve 2015 dhe 2019.

“Klubi është i tronditur dhe thellësisht i prekur nga kjo ngjarje tragjike”, – thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të FC Twente. – Ne gjendemi pranë më të dashurve të tij dhe iu dëshirojmë sa më shumë forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe”.

Ndërkohë, Ajax postoi një mesazh ngushëllimi në kanalet e tij zyrtare (rrjetet sociale) duke nderuar lojtarin e ndjerë. I lindur në Kindu, Zaire, në vitin 1992, Lukoki emigroi në Holandë me familjen e tij në mes të Luftës së Parë të Kongos, ku më pas u rrit në Amsterdam.

Ai u bashkua me radhët e të rinjve të Ajax-it në vitin 2003 dhe u ngrit në sistemin e akademisë së klubit të njohur holandez, përpara se të bënte debutimin e tij me të rriturit më 2011. Më tej u bë tri herë fitues i “Eredivisie”, duke luajtur rolin e tij më të madh në mes të sezonit 2012-2013.

RonaTyra

Një transferim huazimi në Cambuur më 2013-2014 u pasua nga kalimi i përhershëm te PEC Zwolle, përpara se Lukoki të ndërronte vend dhe të niste një eksperiencë të suksesshme me ekipin bullgar, Ludogorets Razgrad.

Our former player Jody Lukoki has passed away at the age of 29.

Rest in Peace, Jody 🤍

– AFC Ajax (@AFCAjax) May 9, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu