Lajm i mirë, shërohet nga koronavirusi mesfushori i Montpellier

0
Gjigandi

Mesfushori i Montpellier, Junior Sambia është shëruar plotësisht nga COVID-19.

Sambia do të rikthehet me datë 22 qershor me ekipin e Montepellier, në fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur doktori i klubit francez, Rene Raimondi.

“E dija që do të më pyesnit për Sambia dhe kam kërkuar lejen e tij për të dhënë këtë lajm: Ai është shëruar plotësisht dhe do të rikthehet me skuadrën për fazën përgatitore, që do të nisë me datë 22 qershor. Ne do të shohim me kujdes gjendjen shëndetësore të tij dhe urojmë që asnjë futbollist të mos preket nga ky virus. Vetë Junior po ndihet mirë dhe ky është një lajm i mirë jo vetëm për ne, por dhe për familjen e tij dhe për të gjithë botën e futbollit”, ka deklaruar Raimondi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu