Gjatë kësaj jave u përfol shumë se në skuadrën e Milan janë katër lojtarë të infektuar me koronavirus.
Rreth kësaj teme ka folur skuadra italiane përmes një deklarate zyrtare.
Ata kanë thënë se në testet e bëra së fundmi, nuk ka rezultuar asnjë lojtar me Covid 19.
Deri më tani në disa skuadra italiane janë paraqitur disa raste me koronavirus.
Skuadrat e Series A janë rikthyer në stërvitje gjatë kësaj jave dhe po planifikojnë që në qershor të rifilloj sezoni.