Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë sezoni dhe nëse Spalletti do të qëndrojë apo jo, drejtuesit e Napolit tashmë po punojnë për sezonin e ardhshëm, mes largimeve të sigurta dhe përforcimeve në horizont.
Sinjale për të shkruar të ardhmen, e cila tashmë ka disa të dhëna, por edhe çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur. Blutë duhet të kuptojë se si do të mund ta mbyllin këtë sezon dhe më pas të vendosin nëse, para së gjithash do të ndryshojnë trajnerin, që do të thotë gjithashtu të ndjekin këshillat e tij se si ta rikompozojnë enigmën e Napolit me largimet e sigurta të Insigne, Ghoulam, Malcuit dhe Tuanzebe.
Dy futbollistë shqiptarë janë në listën objektivave të De Laurenttis, sipas gazetës prestigjioze sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, në numrin e sotëm. Fjala është për dy yjet e rinj të kombëtares kuqezi: Kristjan Asllani dhe Armando Broja.
Ky i fundit shihet si zëvendësuesi ideal i Victor Osimhen, që sipas të gjitha gjasave do të shitet në Premier League. Më konkretisht, lajmet e sotme nga Anglia bëjnë me dije se Manchester United ka oferuar 100 milionë euro për 23-vjeçarin nigerian të Napolit. Shumë e cila nuk ka shanse të refuzohet nga klubi italian.
Gazzetta e njohur italiane e konsideron shqiptarin si “Vierin e ri”: “Napoli identifikon sulmuesin e Chelsea si zëvendësues për Victor Osimhen, të lidhur me klubet angleze. De Laurentiis do të kërkojë ta shesë Victor Osimhen për një tarifë transferimi prej rreth 100 milionë euro, me Manchester United dhe Arsenalin që shfaqen favoritë për ta blerë sulmuesin nigerian.
Napoli ka identifikuar Armando Broja si zëvendësues për bomberin 23-vjeçar. Broja, aktualisht i huazuar te Southampton nga Chelsea, ka treguar disa momente të shkëlqyera, pasi ka shënuar 6 gola nga 29 paraqitje të Premier League, këtë sezon. 20-vjeçari konsiderohet si një opsion perfekt për të zëvendësuar Osimhen, me këtë të fundit që synon të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm”.