Ish kryeministri Sali Berisha e ka ndalur turin e tij të fushatës elektorale për postin e kryetarit të PD-së në Durrës.
Pasi u ndal te lëvizja e tij për rithemelimin e PD-së e cila sipas tij, ka shërbyer për të ringritur në këmbë këtë forcë politike, Berisha u ndal edhe te ‘opozita e vërtetë’.
një term që ish kryeministri e përdor shpesh në fushatat e tij kjo si rrjedhojë e përçarjeve të PD-së. Duke përdorur këtë frazë, Berisha tha se ‘opozita e vërtetë’ është një lloj lëvizjeje e pandalshme, një lloj revolucioni që nuk ndalet kurrë.
Këtë Berisha e mbështeti me argumentin se nëse nuk do të kishte një ringritje nga Rithemelimi do të ishte një kukull e qeverisë, një rast ky i përsëritur me trion “Rama-AliBasha”.
“Pak muaj më para deklarova dhe e them dhe sot se kjo lëvizje është e pandalshme. Ky revolucion nuk ndalet më. Opozitë e vërtetë e Shqipërisë. Nëse nuk ngriheshim do ishim thjesht një kukull, një lolo.
Shembullin po e shihni këto ditë në marrëdhëniet “Rama -Alibasha”.
Vendosëm të rikthejmë vlerat tona më të mira. Ne arritëm sepse secili prej jush mori një vendim. Nuk ecet më kështu. Nuk e pranojmë më këtë gjendje. Mjaft është mjaft. Duhet të rikthehemi. Dhe kjo ndodhi dhe sot ja ku jemi.”