Gjendet një kundërshtar për Mike Tysos. Lajmi vjen nga Australia dhe bëhet fjalë për një emër të njohur, neozelandezin, Sonny Bill Williams, lojtarin e regbisë, i cili ka përvojë edhe në boks, në peshat e rënda. Për “Majkun e Hekurt” është gati një çek prej një 1 milion dollarësh dhe një ring në Melbourne, ku duhet të tregojë pse konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e historisë së boksit.
Mike Tyson mbushi 53 vjeç qershorin e kaluar dhe në fund të prillit zbuloi se kishte ndërmend të kthehej në ring për t’u ndeshur në evente të organizuara për bamirësi me tre ose katër raunde.
Në disa video të realizuara gjatë stërvitjes me Rafael Cordeiron, trajnerin e arteve marciale, dallohej qartë se Tyson kishte rifituar fizikun e kohëve të arta.
Pomotori Brian Amatruda ka kontaktuar me menaxherin Mark Markson me objektivin për t’i gjetur kundërshtarin e duhur Tysonit. Rivali më potencial është pikërisht Sony Bill Wlliams, por janë sugjeruar edhe alternativa të tjera nga Amatruda.