Paralajmërohet kampionati i madh europian

0
Gjigandi

Tifozët nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndeshje futbolli në Holandë, pa dalë më parë vaksina kundër koronavirusit, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge.

Pak kohë më parë qeveria vendosi të mos lejonte asnjë aktivitet sportiv deri datë 1 shtator, gjë e cila më pas solli dhe vendimin për anulimin e Eredivisie pa shpallur një kampion dhe pa rënie/ngjitje nga kategoria.

“Nuk mund të flasim akoma për një datë për atë që është hapi i fundit, pra grumbullimet masive. Kjo në fakt është e mundur vetëm nëse del vaksina, gjë të cilën nuk e di askush se kur do të ndodhë.

Ne sigurisht që shpresojmë të ndodhë shpejt, por më e mundshmja shihet periudha një vjeçare apo dhe më shumë,” deklaroi de Jonge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu