Vedat Muriqi është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar. Sulmuesi i lindur në Prizren ka shkëlqyer deri më tani me skuadrën e Fenerbahçes në kampionatin turk, por edhe përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo ka bërë që të zgjoj interesimin e shumë klubeve evropiane, ku së fundi rreth ofertave ka folur menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar.
“E vërtetë është se ka pasur ofertë konkrete nga Burnlei, por klubi vendosi që mos ta shes në afatin kalimtar të janarit. Sa u përket ekipeve të tjera si Totenhem, Napoli e Lazio këto klube kanë shprehur interesim, por nuk ka pasur asgjë konkrete.
Kontratën e klientit tim e ka në dorë edhe për katër vjet Feneri dhe se ata së bashku me lojtarin do të vendosin për të ardhmen”, tha Kanatar për “Fotomac”.
26-vjeçari deri më tani ka realizuar 15 gola dhe ka pasur pesë asistime për klubin nga Stambolli.