Ky është punëtori më i vjetër i Dritës nga Gjilani!

0
Gjigandi

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani, në faqen e saj zyrtare, ka konfirmuar lajmin, se punëtori më i vjetër i klubit, që nga sot është pensionuar.

“Faleminderit për 39 vite kontribut në klubin Drita.

Sot punëtori më i vjetër i klubit tonë, Naser Sylejmani, feston 65 vjetorin e lindjes dhe njëherit del në pension.

Naseri për 39 vite rresht ishte në shërbim të klubit bardh e kaltër duke mos u shkëputur as edhe në kohët më të vështira të klubit, nuk u shkëput as edhe atëherë kur nuk ishte mirë me shëndetin sepse nuk e lejonte dashuria e madhe që kishte për klubin.

Naseri sot po shkon në pension por që vendin e tij të punës do ta trashëgoj djali i tij Shpendi. Këtë vendim klubi e ka marr në shenjë respekti për kontributin shumëvjeçare te Naserit”, thuhet mes të tjera nga Drita.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu