Futbollisti i Përfaqësuesës së Kosovës, Mergim Vojvoda është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra italiane Lazio.
Sipas mediumit italian “Corrieredellosport” ka raportuar një se transferimi Mërgim Vojvoda te Lazio është i mundshëm.
Lazio po e sheh Vojvodën si zëvendësues të Marusicit i cili pritet të transferohet te PSG ndërsa për ta pasur në radhet e veta mbrojtësin kosovar skuadra italiane duhet të paguaj 7 milionë euro.
Vojvoda në këtë sezon ka bërë 25 paraqitje e ku ka arritur të shënoj një gol dhe ka bërë dy asistime.