Në një kohë pandemie, lajmi se ish-futbollisti turk Cevher Toktas (32 vjecc) vrau të birin ishte edhe ndër më të kobshmit që kemi lexuar dhe dëgjuar.
Fillimisht, futbollisti u mundua ta fshihte si vdekje pasojë e Covid-19, por më pas u zbulua e vërteta dhe i biri Kazim, vetëm 5 vjeç, u vra nga i ati. Ky i fundit pranoi dhe krimin e bërë, por ajo që la të gjithë me gojëhapur ishte dëshmia e babait “monstër”…
“Nuk jam psikopat dhe nuk vuaj nga mendja!
E vrava sepse nuk e kam dashur kurrë djalin tim! Që kur lindi, i vura jastëkun dhe i mora frymën”, u shpreh Toktas, i cili e kreu këtë akt të tmerrshëm ndërsa i biri ndodhej në terapi intensive pasi ishte prekur nga koronavirusi dhe ishte dërguar në spital. Mjekët fillimisht menduan se problemet me frymëmarrjen i kishin marrë jetën djaloshit por ditën e funeralit babai pohoi gjithçka.
Një krim makabër teksa tashmë rrezikon të paktën 30 vite burg.