Kush nuk paguan gjobat deri në 30 ditë, do t’i bllokohet automjeti

0
Kush nuk paguan gjobat deri në 30 ditë, do t’i bllokohet automjeti
Gjigandi

Të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk shlyejnë gjobat brenda 30 ditësh, do t’u bllokohet automjeti dhe nuk do të mund të marrin në Drejtorinë e Transportit Rrugor shërbime si kolaudimi apo pagesa të tjera për automjetin.

Megjithatë ka disa raste kur një drejtues automjeti mund të tolerohet.

“Ne duhet të shikojmë edhe pjesën e detyrimit që drejtuesit e automjeteve kanë, afatet që kanë këto masa pa likujduar. Sepse në rast se një drejtues automjeti figuron me 4-5  masa administrative të palikujduara për një afat 1-vjeçar na lind mendimi që ky ka neglizhuar dhe nuk i ka likujduar këto masa. Ndërsa në momentin kur një drejtues mjeti ka masa administrative të palikujduara për një afat 1 apo 2-mujor ne e kemi marrë në favor të drejtuesit të mjetit,”

-shprehet specialisti i trafikut, Gerhard Baka për TV Klan.

Sa u përket mjeteve që kanë masë administrative për përdorim të aparatit celular apo mosvendosje të rripit të sigurimit, bllokimi bëhet automatikisht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu