Nuk është vetëm e ardhmja sportive e Kylian Mbappe për të cilën është folur muajve e fundit, por edhe jeta e tij personale që tashmë është në qendër të vëmendjes.
Deri më tani, pak ose asgjë nuk dihet për marrëdhëniet e lojtarit të Paris Saint-Germain.
Këtë kohë, Mbappe është komentuar për një romancë me supermodelen Stella Maxwell. Me sa duket, dyshja janë takuar në një mbrëmje gala dhe janë parë shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Gjithçka nisi në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ishte parë edhe Mbappe. Aty ishte edhe bukuroshja nga Zelanda e Re dhe që nga ajo kohë, disa media kanë spekuluar për një lidhje të mundshme.
Maxwell është një supermodele e njohur, një engjëll i Victoria’s Secret dhe ka disa partnerë të njohur të së kaluarës. Megjithatë, të gjithë ish-partnerët e njohur të saj ishin femra.
Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)
E kaluara personale dhe profesionale e Maxwell
Pavarësisht nëse është në një lidhje me futbollistin, Maxwell ka qenë më parë me aktoren dhe këngëtaren Miley Cyrus, si dhe me Kristen Steëart dhe Lily-Rose Depp, vajzën e aktorit Johnny Depp.
Përveçse është një modele e Victoria’s Secret që nga viti 2015, Maxwell është e njohur për të qenë ambasadore e Max Factor.
Në moshën 32-vjeçare, modelja po shijon një periudhë të suksesshme si profesioniste e modës dhe lëviz shpesh mes Los Angelesit dhe New Yorkut, krahas projekteve të tjera.
/abc24.al/