Ish futbollisti i mirënjohur, Suad Keçi, ka publikuar një fotografi, e cila është sa një mijë fjalë.
Aty shihet Keçi kur kishte një takim emocionues me Presidentin Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Një foto e rrallë dhe vet pamja e Keçit tregon se sa ishte i emocionuar! Krahas tij është edhe Kushtrim Munishi dhe disa futbollist të asaj kohe.
Kjo foto nuk dihet saktë se e cilit vit është, por është një dëshmi e fortë, se Presidenti historik, gjithmonë i kushtonte rëndësi sportit, për faktin se është ambasadori më i mirë i një shtetit.