Kur Saviçeviqi ja luajti lojën e fëlliqtë Kosovës, më vonë doli i lagur nga gracka e Zvezdan Terziqit dhe e Dragan Xhajiçit!

0
Gjigandi

Kur mundohesh të bëhesh i mirë me të pandershmit, në fund del i lagur!

Dejan Saviçeviqi është kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, kishte bërë një veprim të paprecedent para 4 viteve sepse votoi kundër pranimit në UEFA të Federatës së Futbollit të Kosovës!

Një veprim i tij që nuk duhet ta bënte por e bëri dhe pa u skuqur fare atëkohë, duke u munduar t’ju futet në hatër Federatës së Futbolli të Serbisë dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, te e cila ka luajtur një periudhë!
Ai votoi kundër por nuk mjaftoi që ta ndal procesin e pranimit të Kosovës në UEFA, vetëm sa u korit me 3 maji të vitit 2016! 

Pas tre viteve ndodhi ajo që ndodhi dhe i prishi marrëdhëniet me drejtuesit e klubit të Cërvena Zvezdës së Beogradit, me kryetarin e klubit Zvezdan Terziq dhe sigurisht edhe me të tjerët, siç janë Dragan Xhajiçi e Mitar Mërkella etj.  

Sepse me 7 qershor të vitit 2019,  me urdhër të Beogradit, Lubisha Tumbakoviq dha dorëheqje vetëm pak orë para ndeshjes me Kosovën, sipas nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk pranon të udhëheq Malin e Zi ndaj një shtetit inekzistent! Saviçeviq mbetet as në tokë as në ajër si kryetar federate, një ndeshje që kishte përfunduar 1:1 me Kosovën.  Kombëtarja e Mal të ZI thuajse kishte marr malin, nuk e kishin as mendjen te loja! 

RonaTyra

Më vonë Saviçeviqi kishte fajësuar Terziqin e Zvezdës, që kishte gisht në destabilizim. Mos të harrojmë, se kjo grackë, sigurisht iu është përgatitur edhe nga Xhajiçi, kryetar nderi i Cërvena Zvezdës, edhe pse ai asnjëherë nuk ka folur në këtë drejtim, por si gjithmonë i heshtur dhe duke i ndërsyer “këlyshët” e tij. Saviçeviqi u korit me Kosovë, e doli i lagur nga prapavija e Xhajiçit. Saviçeviqi, të paktën duhet t’i kërkojë falje Kosovës, FFK-së, të ndjerit Fadil Vokrrit, për at veprim, më mirë vonë se kurrë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu