Klopp i dërgon një mesazh tifozëve për festën

0
Gjigandi

“Ky është një triumf special. Absolutisht special”.

Ka qenë ky komenti i parë i trajnerit gjerman Jurgen Klopp, pasi ngriti lart trofeun e titullin kampion në Premier League. Trajneri Klopp ishte vendimtar në rikthimin e Liverpool në majën e futbollit britanik.

“Këta djem patën shansin të realizojnë diçka magjike dhe ia dolën mbanë. Ne të gjithë e dimë se ky sezon mund të kishte përfunduar keq për shkak të pandemisë, por ia dolëm mbanë”, tha Klopp.

“Jam krenar për këtë ekip, për këta djem. Kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në fushë, ashtu sikurse edhe në fitoren e fundit ndaj Chelsea. Nuk kishte mënyrë më të bukur për ta festuar titullin se sa me një fitore të tillë, plot gola dhe emocionuese”, u shpreh Jurgen Klopp.

Në fund, trajneri in is një mesah fansave të Liverpool, që munguan në stadium. “Ata na kanë bërë të lumtur dhe na kanë mbështetur gjithnjë. Të gjithë duhet ta festojnë në shtëpinë e tyre këtë titull. Do të përgatitemi për festën kur virusi të jetë larguar. Ju premtoj se atëherë do të ketë festë”, tha Klopp.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu