Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Krumë-Kukës. Sipas informacioneve paraprake, një eskavator ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios së një kamioni ku ishte vendosur, duke goditur pas një automjet.
Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit “Mitsubishi”, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit të Gjakovës.
Më pas, H.N., ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i kamionit, E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.
Njoftimi i Policisë
Has/Informacion paraprak.
Në aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, mjeti tip kamion ku në rimorkio ka pasur një eskavator, gjatë ecjes eskavatori ka rrëshqitur nga shtrati i rimorkios, dhe për pasojë ka goditur mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin H.N.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Mitsubush” shtetasi H.N., i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Krumës dhe është transportuar për në Spitalin e Gjakovës ku ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit tip Kamion, shtetasi E.H., është shoqëruar në komisariatin e policisë Kukës, për veprime të mëtejshme proceduariale.
Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shkaqeve të ngjarjes.