Në vitin 1983 Kujtim Shala si një talent i madh i KF Liria nga Prizreni ishte transferuar te skuadra e madhe e Partizanit nga Beogradi.
Kalimi në Beograd i djaloshit simpatik dhe të talentuar nga qyteti i bukur i Prizrenit kishte bërë bujë të madhe në mediat e kohës.
Shala ishte vetëm 19 vjec kur kishte veshur fanellën bardhezi.
Ai në foto është së bashku me Nenad Bjekoviq trajner i Partizanit në atë kohë.
Kujtim Shala ka bërë një karrierë të pasur futbollistike, ndërsa famën më të madhe e arriti te KF Prishtina dhe Dinamo Zagreb. Klubi i madh kroat e vlerësonte shumë.
Ai është legjendë e tyre. Ka luajtur edhe në ndeshjen historike të Kroacisë ndaj SHBA-së në vitin 1990.
Shala sot është 55 vjeç dhe prej vitesh jeton në Gjermani.