E ftuar sot në emisionin “Rudina”, astrologia Meri Shehu zbuloi shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shumë në çift.
Sipas saj, Ujori, Binjakët dhe Dashi janë shenjat më tradhtare të horoskopit. Megjithatë, pas nuk mbetet as Peshorja, e cila sipas Merit është pak tradhtare, por është shenjë e martesës.
“Janë pak tradhtare Peshoret në dashuri. Pra ashtu siç janë diplomatë dhe kërkojnë ekuilibrin, në dashuri Afërdita i bën të flirtojnë shumë, megjithëse janë shenja e martesës. Martesën, tradhtojnë apo nuk tradhtojnë, e duan”, -është shprehur Meri.
Pra, të gjithë ju që keni një partner të këtyre shenjave, kini kujdes!