CONCACAF është detyruar që të bëjë ndryshime mbi kualifikueset për Kupën e Botës.
Kualifikueset për Kupën e Botës nga CONCACAF nuk do të jenë të njëjta, pasi ndeshjet e shtatorit janë anuluar.
FIFA ka njoftuar sot se ndeshjet e shtatorit nuk do të luhen për federatat jashtë Evropës dhe Amerikës Jugore.
Fillimi i kualifikueseve për Kupën e Botës pritej të bëhej në shtator, por tashmë duhet pritur më gjatë.
CONCACAF kanë lëshuar një komunikatë pas njoftimit të FIFA, duke konfirmuar se kualifikueset do të kenë ndryshime, me anulimin e ndeshjeve të shtatorit