Ishin në ceremoni mortore me 64-vjeçarin me Covid, 4 raste të reja në Delvinë

0
Gjigandi

Katër raste të reja me koronavirus janë identifikuar sot në Delvinë. Lajmi konfirmohet Drejtoria e Shëndetit Publik në Delvinë.

Bëhet fjalë  për 3 anëtarë të një familjeje dhe fqinji i tyre (babai, nëna dhe nusja e djalit), të cilët mësohet se janë kontakte të rastit të parë të personit, 64 vjeçar, të prekur në këtë qytet me COVID-19.

Mësohet se personat në fjalë kanë qenë të pranishëm bashkë me kontaktin e parë në një ceremoni mortore, ku kanë qëndruar edhe gjatë natës në një mjedis të mbyllur.

Ditën e mërkurë  u identifikuan 6 raste të reja, mes tyre një punonjës i policisë bashkiake në këtë qytet, duke e çuar në 10 numrin e të prekurve me këtë virus në Delvinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu