Kryendeshja në Prishtinë! Drenica në presion, ’89-shi për fitore në Klinë

0
Gjigandi

Prishtina – Drita, sfidë që pritet me padurim në kuadër të javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Prishtina synon fitore që ta ngushtojë diferencën me pikë me Dritën e Gjilanit.  
Kryeqytetasit janë në pozitën e katërt me 57 pikë, ngecin shtatë sosh nga lideri Drita. 

Përballja mes këtyre rivalëve luhet në orën 18.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 
Trepça ’89 nga Mitrovica kërkon pikë të plota në Klinë kundër të fundosurit Dukagjini. 

Pikë që i duhen në luftë për  mbijetesë, ndërsa klinasit e kanë humbur statusin që moti të anëtarit të elitës. 

Trepça ’89 është në vend të nëntë me 35 pikë, ndërsa Dukagjini është në fund me 10 sosh. 
Gjilani kërkon pikë të plota në luftë për titullin e kampionit kundër Drenicës nga Skenderaj. 

RonaTyra

Drenica është në presion të madh sepse pikët i duhen si asnjëherë me parë për të mbetur në shoqërinë e më të mirëve. 
Gjilani është në vend të tretë me 58 pikë dhe Drenica renditet i teti me 38 sosh. Dukagjini-Trepça ’89 dhe Gjilani -Drenica luhet në orën 17.00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu