Kryemadhi thirrje nga Kopshti Botanik: Ngrihuni ta mbrojmë, Rilindja po e kthen në… – Lajmi i Fundit – Lajme

0
15

Opozita e bashkuar ka reaguar sot me forcë në mbrojtje të Kopshtit Botanik të Tiranës, të cilin qeveria dhe bashkia e Tiranës po mundohen t’i shkëpusin 15 ha për të ngritur godina. Partia Demokratike deklaroi sot se “Edi Rama dhe Erion Veliaj me VKM speciale po grabisin 15 ha të Kopshtit Botanik, ku do të ndërtojnë kulla betoni, pa konsultimin me Rektoratin, Senatin, dekanatin, asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor, si pronarët ligjorë të Kopshtit Botanik.” Kurse Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, shkoi vetë në Kopshtin Botanik, për të denoncuar publikisht grabitjen që po i bëhet pronës publike. Sipas LSI, ky është një laborator i mijëra studentëve, qe kanë studiuar dhe do të studiojnë aty. Ndal grabitjes së pronës të Universitetit për interesat e oligarkëve!” bën thirrje LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here