Kryemadhi: Asnjë veprim i Ramës nuk na surprizon, sot më shumë se kurrë partnere e SHBA-së dhe BE-së

0
Gjigandi

E ftuar në emisionin “Top Talk”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke komentuar lëvizjen e fundit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama, Kryemadhi tha se nuk është e surprizuar nga asnjë veprim i kreut të ekzekutivit, i cili sipas saj, çdo ditë e më shumë tregon që është drejt fundit. Teksa ritheksoi qëndrimin se ajo dhe LSI janë për lista të hapura që nga viti 2008, Kryemadhi vuri theksin te prishja e njëanshme e marrëveshjes së 5 qershorit të firmosur nga Këshilli Politik.
Ajo tha se sot, opozita është partnerja më e ngushtë e aleatëve të vendit SHBA dhe BE.
Denis Dyrnjaja: Çfarë do të bëjë opozita jashtë parlamentit nëse mazhoranca do të vazhdojë me agjendën e saj politike. Cilat do të jenë mekanizmat për të bllokuar atë që e cilëson si atentat ndaj marrëveshjes politike për zgjedhjet dhe Kushtetutën. Ishte një surprizë ky vendim i PS për të hequr koalicionet nga Kushtetuta apo e prisnit?
“Absolutisht jo, nuk ka asnjë lloj surprize në të gjitha veprimet që bën mazhoranca sot dhe aq më shumë të kryeministrit Rama. Ndoshta ndonjëherë unë mund të them që është bërë aq i parashikueshëm saqë çdo veprim ose çdo dalje e tij televizive tashmë, jo vetëm paraprihet me emocionet që rrethon kudo Rilindjen apo qeverisjen, por tashmë çdo veprim i tij dhe çdo tension i tij i brendshëm paraprihet edhe nga reagime biologjike të trupit të tij. Kështu që për mua këto lloj parashikimesh që ne po i dëgjojmë sot nuk kanë të bëjnë vetëm me parashikime, se nuk kanë të bëjnë thjesht me veprim politik. Por kanë të bëjnë me frikën të cilën e ka kapur kryeministrin tonë, i cili dashje pa dashje po ndjen që çdo ditë po shkon drejt fundit dhe drejt përfundimit të asaj për të cilën ai ka ndërtuar. Një situatë të tillë dramatike për ekonominë, për vendin edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe aq më shumë e ka vendosur tashmë me veprimet apo dhe me deklaratat e tij verbale dhe jo verbale me partnerët tanë ndërkombëtarë.”
Denis Dyrnjaja: Ju thatë që nuk jeni të suprimuar, ju po e lini të gabojë qëllimisht Ramën, apo kështu është aksioni i tij politik dhe ju po e shihni çfarë po bën ai?
Sot ne kemi një marrëveshje të dakordësuar po themi ose një material apo veprim politik përsa i përket dakordësimit të përmbushjes së 5 rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it për reformën zgjedhore ku ishte një nga kushtet e para të 15 kushteve që do të çonin drejt zhvillimit dhe drejt përafrimit të Shqipërisë në BE. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe që për mua pozicionimi i opozitës tashmë është jo vetëm fair, por është dhe jashtëzakonisht shumë larg izolimit në të cilën Rama po kërkon të fusë Shqipërinë. Sot opozita është më shumë se kurrë partnere bashkë me BE me SHBA dhe me gjithë aleatët ndërkombëtarë përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu