Krizë ekonomike te Reali, Perez masë ekstreme ndaj lojtarëve!

0
Gjigandi

Real Madridi po përballet me probleme të mëdha ekonomike. Spanjollët po ndërtojnë stadiumin e tyre të ri, ndërsa në krahun tjetër të ardhurat janë reduktuar për shkak të COVID-19. Ekipi i “Los Blancos” vendosi që të heqë një rrogë të lojtarëve me mirëkuptimin e tyre, ndërsa duket se diçka e tillë nuk mjafton.

Marca shkruan se Florentino Perez u ka kërkuar lojtarëve që të heqin dorë dhe nga një rrogë e dytë. Futbollistët kanë vullnetin e mirë të ndihmojnë klubin. Presidenti dhe kapiteni Ramos janë dakord për diçka të tillë, klubi fiton më pak para dhe lojtarët do të bëjnë të njëjtën gjë.

Merkatoja do të jetë e bllokuar për verën dhe dimrin, ndërsa pavarësisht nëse do të ketë ose jo tifoz, skuadra do të luajë në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Reali nga krahu tjetër po mundohet dhe të shesë, por sërish nuk mjafton largimi i lojtarëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu