Melo: Chiellini ka probleme me mua sepse e kam goditur me kokë

0
Gjigandi

Felipe Melo i ka reaguar përsëri ish-bashkëlojtarit të vet te Juventusi, Giorgio Chiellinit, duke thënë se mbrojtësi italian ka probleme me të sepse e kishte marrë një goditje me kokë nga ai.

Chiellini i rregulloi marrëdhëniet me Mario Balotellin duke i kërkuar falje për kritikat në librin e tij, por lufta e fjalëve mes tij dhe ish-mesfushorit të Juves dhe Interit vazhdon.

“Ai ka probleme me mua sepse unë e kam goditur me kokë kur po luanim kundër Sienas. Që prej atëherë nuk kam folur me të. Tani ai e ka shkruar këtë libër”, tha Melo.

“Unë kam thënë çfarë duhej të thuhej. Mijëra gjëra ndodhën në Juve dhe unë mund t’i shkruaj mijëra libra për këtë, me gjëra shumë më të rëndësishme se kjo”, shtoi ai.

“Chiellini kurrë nuk më ka kërkuar falje mua, por në rregull është derisa ai merr përgjegjësi për atë që e ka thënë”, theksoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu