Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë dhe kanë plagosur një person në afërsi të plazhit të Velipojës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen.
Por në momentin që policia ka shkuar aty, nuk ka gjetur person të plagosur.
Dëshmitarët kanë thënë se 1 person i plagosur është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk ka informacione për personin e plagosur dhe autorët.