KPK me kryetare të re, zgjidhet me 7 vota pro kandidatja Pamela Qirko

0
Gjigandi

Pamela Qirko është kryetarja e re e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila u zgjodh ditën e sotme me 7 vota pro me votim të fshehtë.

Votimi u zhvillua në prani dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Pamela Qirko u zgjodh me 7 vota pro dhe do të nis ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020.

Njoftimi i plotë i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.

Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko.

RonaTyra

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Komisionit nr. 48, datë 20.7.2020.

Znj. Pamela Qirko do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 21.7.2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu