Kosovë/ Ndërron jetë 70-vjeçari me COVID-19, rritet numri i të hospitalizuarve

0
Gjigandi

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive ka ndërruar jetë pacienti 70-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.

Ai ishte hospitalizuar më 13 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i personave që kanë humbur betejën me koronavirus në vend është 37.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të sotëm, janë të hospitalizuar 93 raste të sëmurë me Covid-19, ndryshe nga dita e diel ku ishin 83 të shtruar.
Sot lirohet një paicent i shëruar nga infeksioni me Covid-19 dhe po ashtu, lirohet një pacient pozitiv në gjendje stabile për vetëizolim në shtëpi.
41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu