Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë, kanë dërguar kërkesë në ShSKUK me kërkesën që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 përqind, si dhe të realizohet pagesa e rrezikshmërisë dhe të realizohet paga festive 100 përqind.
Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se me vite nuk janë marrë parasysh këto kërkesa dhe për ndërrimin e natës paguhen 18 euro.
Tashmë, kjo sinidikatë kërkon që pagesa të bëhet 36 euro.
Ai nuk e ka mohuar mundësinë që të mbajnë greva dhe protesta.
Burimi: top-channel.tv