Inter pyet për Moratan

0
Gjigandi

Inter do të kërkojnë transferimin e një sulmuesi.

Merkatoja e verës pritet ta gjejë Interin në mesin e skuadrave më aktive, si në shitje, ashtu edhe në blerje.

Me zërat që rriten për largimin e mundshëm të Lautaro Martinez drejt Barcelonës, shtohen edhe gjasat që Inter të lëviz për një tjetër sulmues.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Inter po interesohen për kartonin e Alvaro Morata, madje ata edhe kanë pyetur drejtuesit e Atleti për çmimin e kartoni të spanjollit.

Morata luan aktualisht me skuadrën e Atletico Madrid, por ai më parë ka luajtur nën urdhrat e Antonio Conte, ky i fundit që tashmë drejton Interin.

RonaTyra

Morata ka pasur karrierë të mirë edhe me kombëtaren e Spanjës, duke shënuar 17 gola në 33 paraqitje.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e Inter për skuadrën e Atletico Madrid, sa i përket kartonit të Alvaro Morata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu