Kosova me 32 viktima/ Viktima e fundit një 71-vjeçar nga Prizreni

0
Gjigandi

Një 71 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit mesditën e së shtunës, duke u bërë viktima e 32.

I ndjeri ishte pranuar në Klinikën Infektive me 5 qershor dhe përveç Covid 19 kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në klinikën Infektive sot me 13.06.2020, një person ka ndërruar jetë ndërsa janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19.
18 raste janë në gjendje stabile.
12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në Mjekimin Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar.
Por, jashtë kësaj klinike qytetarët i janë rikthyer jetës normale pas hapjes së bizneseve, por pa respektuar apelin e vetëm të autoriteteve për mbajtje të distancës dhe maskave.
Kjo situatë ka sjell vetëm gjatë së premtes 58 raste të reja me virus, duke e quar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive ne 432.
Instituti alarmon se kjo pakujdesi mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit duke mbingarkuar sistemin shëndetësore që do të rezultonte me pasoja të pa parashikueshme.
Javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Bazuar në këtë, IKSHP dhe MSH rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat.
Diskutime u ngritën edhe për tubimin e LVV-së. Partitë e pushtetit akuzuan LVV se qëllimisht mblodhi qytetarët me qëllim të shpërndarjes së virusit për ta bërë të pa menaxhueshme situatën.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu