Kosova debuton me humbje në turneun ndërkombëtar të ragbit!
Kombëtarja e Kosovës në ragbi ka debutuar me humbje në garat ndërkombëtare.
Kosova u mposht nga Sllovenia me rezultatin 22:5 në “Conference 2”, turne i cili po zhvillohet në Maltë.
“Dardanët” ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë kundër Sllovakisë, ku shpresohet që të arrihet fitorja e parë dhe historike.
Kujtojmë se Kosova po merr pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare të ragbit.
Kombëtarja e Kosovës në ragbi drejtohet nga Mark Barret.