Koronavirusi në Shqipëri, 46 raste të reja

0
Koronavirusi në Shqipëri, 46 raste të reja
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 690 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 46 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 24 persona të infektuar me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu